Mesi apo Ronaldo, kush do te jëtë Lojtari i Vitit për FIFA-n?

Trofetë i fitoi i dyti, por titullin e më të mirit i mban i pari. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo do të jenë në konkurrim edhe një herë tjetër për Çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit për FIFA-n, pasi vjet fitoi portugezi. Edhe këtë sezon, CR7 paraqitet me “kredenciale” të forta, fitore e La Ligës dhe e Championsit, veçse në aspektin individual, nuk ka qenë në nivelin e argjentinasit. Portugezi ka shënuar më pak gola, ka dhënë më pak asistë dhe ka marrë pjesë më pak në aksionet e Realit, ndryshe nge Leo. Ylli i katalanasve ka 66 gola në 60 ndeshje që nga gushti i kaluar deri tani, ndërsa Ronaldo është në shifrat 45 gola në 50 ndeshje. Pretendenti i tretë për fitoren e çmimit të FIFA-s është Nejmar, tashmë i Paris SG, ndërsa fituesi do të shpallet në tetor.

Sfidanti.al