Mesfusha dhe krahët, ja dilemat e Panuçit në Strumicë!

Shumëçka ndryshon nga Lihtenshtajni. Kristian Panuçi e ka të qartë se ndaj Maqedonisë do të jetë shumë më e vështirë, ndaj edhe priten ndryshime në formacion. Armando Sadiku, sulmuesi më i rrezikshëm i kombëtares, sipas të gjitha gjasave do të jetë titullar në Strumicë. Autori i dy golave në Izrael, pritet që t’i japë më shumë rrezikshmëri fazës ofensive, gjë që mungoi disi të shtunën.

Sadiku në formacion, do të thotë se Llullaku mund të zhvendoset në krah, ku mund të lerë në stol Eros Grezdën. Gjithsesi, pritet që Panuçi të mendohet mirë, pasi Grezda nuk luajti aspak keq në Elbasan. Edhe në qendër të mesfushës, mund të ketë ndryshim. Burim Kukeli, një lojtar që jep më shumë garanci në fazën mbrojtëse, mund të zerë vendin e Bashës ose të Memushajt. i vetmi repart që italiani nuk pritet ta prekë është mbrojtja me Hysajn e Agollin në krahë, dhe Mavrajn me Ajetin në qendër, si dhe Berishën në portë.

Sfidanti.al