Fernando Alonso u shpall ortak nderi i realit të Madridit gjatë një ceremonie të zhvilluar në Santiago Bernabeu. Presidenti I ‘Los Blancos’, Florentino Perez e priti kështii 2 herë kampionin e botës në Formula 1: ‘Kjo është një mënyrë falenderimi nga ana e Realit të Madridit në drejtim të një prej sportistëve më të mirë spanjollë të të gjitha kohërave. Alonso është një gjeni që për vendin tonë ka arritur suksese që askush nuk i kishte arritur më parë duke u shpallur kampion bote në Formula 1’.Në krahun tjetër, Alonso u shfaq i emocionuar për këtë nder që iu bë. ‘Është një ditë speciale për mua-u shpreh piloti spanjoll i McLaren-Reali i Madridit më ka zgjedhur si një prej 1 milionë fansave të tij. Dikush ka lindur për të luajtur në këtë klub, të tjerët për ta parë në fushën e lojës. Jam anëtar i këtij klubi. Hala Madrid!’.
Sfidanti.al