Memhpis Depay pagoi për Dani Alves

Dani Alves la dje pas 14 muajsh qelitë e burgut në Barcelonë, kjo pasi ishte dënuar me 4.5 vite burgim duke u shpallur fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje. Paçka dënimit, një garanci prej 1 milionë eurosh bëri që ish-kapiteni i Brazilit të dilte në liri me kusht. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se nuk ishte Neymar ai që pagoi shumën, por lojtari aktual i Atletico Madrid, Memhpis Depay. Gjatë sezonit 2021-22 Depay dhe Alves (rikthim) luajtën për 12 ndeshje së bashku te Barcelona. Pas vendimit për lirimin, avokatja Estër Garcia që përfaqëson viktimën tha se “kjo është drejtësi për të pasurit”.

sfidanti.al