Në Angli kanë një problem të madh në përfaqësuese. Për miqësoret e muajit mars Sauthgejt kishte futur në listën e të grumbulluarve edhe mbrojtësin e djathtë të Arsenal, Ben Uajt. Por një telefonatë e drejtorit sportiv të Arsenal lajmëroi Federatën e Futbollit se lojtari nuk preferonte që t’i bashkohej “Tre Luanëve”. Telefonata e Edu nuk u prit mirë nga Suathgejt edhe pse ky i fundit nuk mbajti një qëndrim në publik për këtë refuzim. Por mbrëmjen kur Brazili mundi Anglinë në “Wembley” situata u bë edhe më e sikletshme pasi bashkëshortja e Uajt postoi në rrjetet sociale fotografi teksa po luante me letra me futbollistin në Dubai. Ky postim ka shkaktuar zemërim mes protagonistëve të futbollit britanik. Fakti se Uajt ka refuzuar kombëtaren pasi mendon se nuk do të jetë titullar ka bërë që ndaj futbollistit të adreseohen shumë kritka. “Kam simpati për njerëzit, të cilët luajnë me letra, por jo për Ben Uajt. Nëse nuk pranon të shkosh në kombëtare është një gjë, por të postosh të tilla fotografi teksa Angli po mundet është diçka tjetër”, tha prezantuesi i njohur britanik, Xhef Stelling.
sfidanti.al