Anis Mehmeti nuk është më futbollist i Bristol City. 25-vjeçari siç dihet është zyrtarizuar te Ipswich po në Championship, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi largohet nga skuadra angleze pas 3 vitesh të shkëlqyera me Bristol, ku arriti të shënonte dhe të linte gjurmë. Falë paraqitjeve të tij pozitive, shqiptari zgjoi interesin e shumë klubeve, teksa nëpërmjet një letre të gjatë dhe të ndjerë , shpreh falenderimet për ish-klubin e tij, ndërsa mbyll kështu një kapitull në jetën e tij.
“Sot i them lamtumirë Bristol City, një klubi që ka qenë një pjesë shumë e madhe e jetës sime dhe e zhvillimit tim si futbollist. Që nga dita e parë që mbërrita këtu, ndjeva se rritesha çdo vit, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. Koha ime këtu më ka formuar jashtëzakonisht shumë. Dua të falënderoj çdo shok skuadre me të cilin kam luajtur ndër vite. Kujtimet në dhomat e zhveshjes, momentet e vështira, fitoret speciale dhe pengesat që i kaluam së bashku. Jam mirënjohës për çdo moment të vetëm të ndarë, brenda dhe jashtë fushës, me secilin prej jush.
sfidanti.al

