Mehdi Taremi bllokohet në Iran pas sulmeve të Izraelit

Interi po i afrohet debutimit në Kupën e Botës për Klube. Të mërkurën e ardhshme në mbrëmje, në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës italiane, skuadra e Kristian Kivu do të përballet me Monterrein në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të garës. Ka ende shqetësime për situatën e Mehdi Taremit, i cili është bllokuar në Iran për shkak të konfliktit me Izraelin. Siç është raportuar në numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i zikaltërve kishte shkuar në aeroportin e Teheranit për të fluturuar për në Kaliforni, por mbyllja e hapësirës ajrore civile çoi në pezullimin e fluturimit. Klubi po punon për të kuptuar nëse ekziston mundësia që lojtari të arrijë në Shtetet e Bashkuara dhe t’u bashkohet shokëve të ekipit.

sfidanti.al