Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, garanton se polemika e ngritur mbi sjelljen e Marcus Rashord është “çështja e mbyllur”. Sulmuesi humbi stërvitjen, duke pretenduar se ishte i sëmurë, por në fakt, ishte kapur mat në një klub natë, në gjendje të dehur, para ndeshje me Newport e vlefshme për FA Cup. Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me rastin. Sulmuesi anglez merr përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe rikthehet në stërvitje me ekipin këtë të martë. “Është e mbyllur si çështje. Ai mori përgjegjësinë dhe pjesa tjetër është çështje e brendshme. Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës. Mendoj se deklarata është e qartë. Fokusi ynë është të fitojmë ndeshjet. Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë kërkohet. Fokusi ynë është të fitojmë, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, Ten Hag në një konferencë për shtypin.
sfidanti.al