Botërori 2026 po ndryshon historinë edhe në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Lionel Messi vazhdon të mbajë vendin e parë, por diferenca me Kylian Mbappe-në është ngushtuar në minimum.
Kapiteni i Argjentinës shënoi nga goditja e dënimit në ndeshjen ndaj Jordanisë, duke regjistruar golin e tij të gjashtë në këtë edicion dhe të 19-in në total në fazën finale të Kupës së Botës. Ky është rekordi absolut në historinë e turneut. Megjithatë, sulmuesi francez nuk po i ndahet. Mbappe realizoi dy herë në fitoren ndaj Suedisë dhe tani ka arritur në 18 gola në Botërorë, po aq sa numri i ndeshjeve që ka zhvilluar në këtë kompeticion. Me gjashtë gola në Botërorin 2026, ai ndodhet vetëm një realizim larg rekordit të Messit dhe tashmë ka kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili e mbylli karrierën me 16 gola. Nëse Franca vazhdon rrugëtimin në turne, Mbappe do të ketë mundësinë jo vetëm të barazojë, por edhe të vendosë një rekord të ri historik.
Renditja e 10 golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve:
- Lionel Messi (Argjentina) – 19 gola në 29 ndeshje (2006, 2010, 2014, 2018, 2022, 2026)
- Kylian Mbappe (Franca) – 18 gola në 18 ndeshje (2018, 2022, 2026)
- Miroslav Klose (Gjermania) – 16 gola në 24 ndeshje (2002, 2006, 2010, 2014)
- Ronaldo (Brazili) – 15 gola në 19 ndeshje (1994, 1998, 2002, 2006)
- Gerd Müller (Gjermania) – 14 gola në 13 ndeshje (1970, 1974)
- Just Fontaine (Franca) – 13 gola në vetëm 6 ndeshje (1958)
- Pelé (Brazili) – 12 gola në 14 ndeshje (1958, 1962, 1966, 1970)
- Jürgen Klinsmann (Gjermania) – 11 gola në 17 ndeshje (1990, 1994, 1998)
- Sándor Kocsis (Hungaria) – 11 gola në 5 ndeshje (1954)
- Harry Kane (Anglia) – 11 gola në 14 ndeshje (2018, 2022, 2026)

