E ardhmja nuk dihet sesi do të shkojë, por ai ndihet i qetë. Kilian Mbape duket se e shfryu dufin e tij duke deklaruar se nuk do ta zgjasë kontratën me Paris SG deri në 2025, e duke e vënë klubin në gjendje të vështirë. Tashmë, ai është grumbulluar tek Franca, dhe me kombëtaren është “shend e verë”, siç duket në fotot e botuara nga seancat stërvitore. Franca do të luajë ndaj Gjibraltarit dhe Greqisë ditët e ardhshme, dhe 24-vjeçari është padyshim njëri nga lojarët kryesorë.
Sfidanti.al