Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u shpreh i sinqertë pas fitores minimale 1-0 ndaj Teuta në stadiumin “Loro Boriçi”, duke theksuar se megjithëse tri pikët ishin thelbësore, loja e skuadrës nuk e kënaqi.
“Me lojën nuk jam i kënaqur, rëndësi kanë pikët. Ishim të lodhur, ndeshja me Dinamon na mori shumë energji. E dinim që do të ishte e vështirë sepse Teuta ka ekip shumë të mirë”, deklaroi Martini.
Tekniku shkodran pranoi se skuadra e tij vuajti sidomos në aspektin fizik dhe në menaxhimin e fundit të ndeshjes: “Dallohej që nuk ishim mirë fizikisht. Në fund pati panik për të ruajtur rezultatin, por këto janë ndeshje që duhen fituar edhe duke vuajtur.”

