Kupa e Botës në Futsall, Shqipëria e mbyll në vendin e dytë në Grupin E

Kombëtarja shqiptare e futsallit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin paraeliminator të Grupit E të Kupës së Botës së Futsall, duke siguruar kualifikimin për në raundin kryesor të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, Shqipëria u mposht 3-2 nga Letonia në një përballje shumë të luftuar.

Me përfundimin e ndeshjeve të Grupit E, Shqipëria e mbyll raundin paraeliminator në vendin e dytë dhe siguron kualifikimin në raundin kryesor të Kupës së Botës në Futsall.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 36 skuadra të ndara në 12 grupe me nga tri ekipe, ku ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

sfidanti.al