Mbrojtësi shqiptar i Kombëtares, Mario Mitaj dhuroi një asist në ndeshjen e Al Ittihad në kampionatin arab. Këta të fundit fituan me rezultatin 2-0 ndaj Al Fateh. Golin i parë u asistua pikërisht prej mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Mitaj pasoi në zonë për Fabinjon, i cili hapi rrugën e fitores. Fabinjo ishte dhe kapiteni i skuadrës, ndërsa kujtojmë se më parë ka luajtur për Liverpul. Ky ishte asisti i parë për Mitajn ndërkohë në kampionat, ndërsa më parë ka provuar të shënojë.
sfidanti.al