Është mbyllur dje pasdite java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u luajtën në orën 17:00. Partizani regjistroi fitoren e radhës. Të kuqtë mundën Laçin në “Arenën e Demave” me rezultatin minimal 1-0. Takimi tjetër, AF Elbasani – Tirana, u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në barazim 1-1. Po sot, u luajt edhe ndeshja Bylis – Egnatia. Në stadiumin “Adush Muça” fituan rrogozhinasit me rezultatin 2-0. Të shtunën u luajtën dy sfidat e para të javës së 14-të. Ndeshja Skënderbeu – Dinamo City u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Vllaznia fitoi në “Loro Boriçi” ndaj Teutës me rezultatin 2-1.
sfidanti.al