Maradona: Yjet e futbollit s’kanë nevojë për para, le të dhurojnë!

Është momenti për të treguar veten ndaj publikut që ika mbështetur dhe adhuruar. Nëse nuk do të ishin miliona e miliona tifozë në të gjithë botën, kush do t’i bënte të pasur dhe të famshëm yjet e futbollit, dhe këtë gjë ua kujton ai që vazhdon të cilësohet si më imadhi itë gjitha kohëve (ndoshta bashkë me Pelen), pra Diego Armando Maradona. “Të gjithë e dimë se shumë nga yjet e futbollit nuk kanë nevojë që të paguhen, – shprehet trajneri isotëm iGimnasias, – ata kanë grumbulluar një pasuri të madhe gjatë karrierës, pra le të bëhen bashkë e të krijojnë një fond solidariteti”. Fjala është për të ndihmuar popujt e tyre që të luftojnë koronavirusin, ndërsa mbi 1 milionë njerëz janë të prekur nga epidemia dhe mbi 56 000 kanë humbur jetën deri tani. Vetë Maradona ka deklaruar se do ta ulë rrogën e tij, dhe po ashtu legjenda tjetër e futbollit argjentinas, Karlos Tevez, është shprehur se “futbollistët mund të jetojnë 6 muaj apo 1 vit pa u paguar”.

Sfidanti.al