Nuk ishte në Moskë, Shën Petersburg apo Kazanj. Diego Armando Maradona nuk pati nevojë të shkonte deri atje për të takuar Maskotin e Kupës së Botës të vitit 2018 (Zabivaka), që do të mbahet në Rusi. Po ashtu, legjenda argjentinase takoi mikun e tij, ish-yllin kolumbian Karlos Valderrama, dhe këto “pjekje” ndodhën në Bahrein. Maradona, kritiku më i madh i FIFA-s së Blaterit, është kandisur që të bashkëpunojë me qeverinë botërore të futbollit dhe këtë mrekulli e ka bërë presidenti i ri, Xhani Infantino.
Maradona është përfshirë në projekte të ndryshëm, kuptohet për shkak të emrit të tij të madh, si një nga dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve, së bashku me Pelen. Në Bahrein, FIFA po mban kongresin e radhës, ndërsa Diego punon aty pranë, tashmë si trajner i skuadrës Al Fuxhairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sfidanti.al