Manaj barazon Taren dhe Sokol Kushtën

Rei Manaj ishte protagonist absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës. Bomberi kuqezi shënoi dy herë në portën e miqve, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm për këtë duel. Kësisoj, ai shkroi emrin në historinë e Kombëtares, pasi arriti numrin e 10 golave të shënuar me fanellën kuqezi, në atë që ishte ndeshja e tij e 40-të. Manaj i është bashkuar në listë dy emrave shumë të njohur si Igli Tare dhe Sokol Kushta të cilët kanë shënuar po numrin 10 të golave me Kombëtaren. Objektivi i radhës është një tjetër dyshe shumë e njohur, ajo Rraklli-Salihi, të cilët ndalën karrierën e tyre kuqezi në kuotën e 11 golave.

sfidanti.al