Maldini e kërkon tek Milani, por Empoli dëshiron kartonin e Asllanit edhe për një vit!

Është kaq i zoti saqë ka nisur një derbi për të. E ardhmja e Kristjan Asllanit ka vënë përballë Milanin me Interin dhe kuqezinjtë duket se kanë hedhur një hap të parë konkret. Mediat italiane njoftojnë se drejtori sportiv milanist, Paolo Maldini, ka takuar prindërit e mesfushorit të kombëtares shqiptare, duke treguar sesa seriozisht po mendon për të. Këto lëvizje zakonisht japin rezultat, dhe Milani mund të jetë tërheqës për 20-vjeçarin si kampion i mundshëm i Italisë dhe si skuadër që ka fituar ta fitojë Championsin 7 herë. Po ashtu, lajmet janë që Maldini mund të ofrojë sulmuesin Kolombo dhe një sasi parash për kartonin e shqiptarit, ndonëse Empoli kërkon 15 milionë euro. Presidenti i toskanëve, Korsi, informon se Interi është interesuar më shumë për lojtarin e krahut, Fabiano Parizi, ndërsa për Asllanin ai shpreson që t’ia mbajë kartonin e për një vit, në mënyrë që të ketë më shumë vlerë verën e ardhshme. Shqiptari siguroi këtë vit vendin si titullar i padiskutueshëm në ekipin e trajnerit Andreacoli, duke u cilësuar si një nga zbulimet e sezonit në Serinë A. Po ashtu, ai ka arritur të ketë pjesë e kombëtares duke luajtur në fitoren 1-0 në miqësoren ndaj Gjeorgjisë në “Arenën Air Albania”.

Sfidanti.al