Luftëtari surprizon Kukësin, fitojnë Laçi dhe Pogradeci

Kanë përfunduar 3 ndeshjet që mbyllën javën e tetë të Kategorisë së Parë. E bukur, plor emocione dhe gola, por pa fitues, ka qenë sfida Kukësi-Luftëtari, që përfundoi në barazim 2-2.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Gjirokastritët kalojnë në avantazh me Nyanguila. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin spektakolare. Kukësi barazon me Sadiq, Luftëtari shënon sërish me Isterin, por në aksionin pasardhës vendasit barazojnë me Dragoshin.

Pavarësisht përpjekjeve, asgjë nuk ndryshon në pjesën e dytë. mbyllet në barazim 2-2 ndeshja në Kukës Arena.

Në takimet e tjera të ditës skuadrat vendase nuk gabojnë. Laçi mposht 4-0 Burrelin, ndërsa Pogradeci fiton 4-0 përballë Kastriotit.

Pas 8 javëve kampionat, Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 pikë.


sfidanti.al