Lotar Mateus: Me Flikun, Gjermania do të ketë zemrën e Bajernit!

Ish-kapiteni është tepër i hidhëruar nga rasti i humbur dhe nga dobësia që shfaqi ekipi “teuton” në këtë Europian. Kampionët e vitit 1972, 1980 e 1996 gjykuan se mund të fitohej një titull i katërt, por me Joakim Lëvin vështirë të ndodhte. Lotar Mateus, ish-kapiteni legjendar, gjykon se “me Lëvin, Gjermania humbi 3 vjet”. Mendimi i tij është që Lëvi duhej shkarkuar pas Kupës së Botës 2018 sepse nuk i kishin mbetur energji të mjaftueshme për të udhëhequr ekipin drejt suksesit. Gjithsesi, epoka “Lëv” përfundoi dhe tani nis epoka “Hansi Flik”. “Ne do të shikojmë se me Flikun, Gjermania do të ketë zemrën e Bajernit”, – thekson kampioni i Europës i vitit 1980 dhe kampioni i botës i vitit 1990.

Sfidanti.al