Janë të shumtë futbollistët që nga 1 janari mund të negociojnë me çdo klub për të ardhmen e tyre, pasi hyjnë në 6 muajt e fundit të kontratës me ekipin aktual. Në një listë të gjatë, emri që spikat më shumë është ai i Kylian Mbappe, me yllin francez që pasi trazoi merkaton në verë, tashmë është i lirë të zgjedhë. Real Madrid mbetet më i interesuari, por së fundmi në lojë kanë hyrë edhe dy klube angleze, me Liverpool dhe Manchester United që do të sakrifikonin për të marrë shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në botë, për të mos thënë më të mirin aktualisht. Por Real Madrid duhet të vendosë edhe për dy nga yjet që ka në përbërje, të cilët në dekadën e fundit kanë qenë vendimtarë në fitimin e trofeve. Fjala është për Toni Kroos dhe Luka Modric. Gjermani ka shprehur dëshirën të qëndrojë, ndërsa kroati me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit, pasi kërkon të luajë akoma dhe jo të qëndrojë në stol. Një tjetër futbollist cilësor është edhe Adrien Rabiot, me Juventus që duhet të bëjë kujdes nga klubet e Premier League, të cilët kanë shprehur disa herë interes për të. Mes futbollistëve që u mbaron kontrata në fund sezonit janë edhe emra të tjerë të njohur, ja emrat:
Kylian Mbappé (PSG)
Toni Kroos (Real Madrid)
Luka Modric (Real Madrid)
Koke (Atletico Madrid)
Adrien Rabiot (Juventus)
Olivier Giroud (Milan)
Felipe Anderson (Lazio)
Piotr Zielinski (Napoli)
Tiago Djalò (Lille)
Alex Meret (Napoli)
Alex Sandro (Juventus)
Daniele Rugani (Juventus)
Pedro (Lazio)
Stefano Sensi (Inter)
Simon Kjaer (Milan)
Gacomo Bonaventura (Fiorentina)
Rui Patricio (Roma)
Thiago Alcantara (Liverpool)
Leonardo Spinazzola (Roma)
Anthony Martial (Manchester United)
Marcus Rashford (Manchester United)
sfidanti.al