Jurgen Klopi dëshiron që ekipi i tij të forcohet, padyshim. Trajneri gjerman e di se konkurrenca me Mançester Sitin do të vazhdojë të jetë e ashpër, madje se do të ketë edhe rivalë të tjerë për titullin në Premier Ligë, ndaj kërkon “ajkën” në ekip. Pjesë e “ajkës” është Xhud Belinghami, ylli i ri i Anglisë dhe i Dortmundin. Rivaliteti do të jetë i fortë me Realin, por sipas mediave angleze, Liverpuli pritet të jetë favorit për ta marrë mesfushorin, ndërsa ekipi po vjetërohet me Milnerin apo Hendersonin, po ashtu deri diku me Tiago Alkantarën. Mateus Nunjesh i Uolvesit do të ishte alternativa nëse nuk do të merrej ylli i ri i Anglisë, dhe si zgjedhje e tretë do të ishte Enzo Fernandez i Benfikës.
Sfidanti.al