Duket vërtet diçka shumë e çuditshme që nuk pritej të ndodhte ndonjëherë. Sidoqoftë, çuditë janë pjesë edhe të futbollit dhe Lionel Mesi do të stërvitet qoftë edhe për një herë të vetme në kompleksin stërvitor të Realit të Madridit. Mediat argjentinase (“Klarin”) dhe ato spanjolle raportojnë se kjo do të ndodhë rreth fundit të këtij muaji, kur Argjentina të vizitojë Spanjën për ndeshjen e planifikuar miqësore, ndeshje që do të luhet pikërisht në kryeqytet.
Kombëtarja e Argjentinës, sipas programit të miqësores, do të stërvitet në kompleksin e Realit në Valdebebas, ai që vendasit e quajnë edhe “Qyteti Sportiv” (Siudad Deportivo). Miqësorja e datës 27 mars do të zhvillohet në stadiumin “Uanda Metropolitana” të Atletikos.
Sfidanti.al