Legjendat e Holandës, Van Basten e Gulit sulmojnë Van Dajkun!

Pak kohë më parë ishte jo vetëm mbrojtësi më i shtrenjtë i botës, por cilësohej gjithashtu edhe më i miri. i tillë Virgil Van Dajk i cili ndihmoi Liverpulin që të fitonte Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020. Gjithsesi, këtë sezon, Van Dajk është shumë larg formës së dikurshme, dhe kjo nuk ka mbetur pa u pikasur nga legjendat e hershme të Holandës. Van Basten e akuzoi mbrojtësin e qendrës se “bën shumë zhurmë dhe nuk thotë asgjë”, ndërsa Rud Gulit deklaroi se “ai është arrogant”.

Sfidanti.al