Leao, lajme të këqija për Milanin

Rikthimi i Leaos në Milano rrezikon të ndodhë më vonë se sa pritej. Portugezi, i cili po përballet me një dëmtim të shkallës së parë në kërcirin e djathtë, të pësuar në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Leçes, po i nënshtrohet terapive të shumta. Por rezultatet deri tani nuk janë aspak të mira, siç shpresohej në të vërtetë, se ai do të rikthehej sa më shpejt në fushë.

Madje në rrezik është edhe prezenca e tij kundër Borussia Dortmund të 28 nëntor. Ndeshja më e rëndësishme e Milanit që do të luhet në San Siro, e cila duhet fituar me çdo kusht për të arritur në 1/16 e Ligës së Kampioneve. Ndeshja po afron dhe duket se Pioli rrezikon seriozisht të luajë pa numrin 10, protagonistin absolut në sfidën ndaj PSG-së. Mungesa e Leaos në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës është e pritur. E trajneri i kuqezinjve do të duhet të mbështetet te Olivier Giroud për sfidën ndaj Dortmundit. Me Pulisiç në krahun e majtë të sulmit, e Chukwueze në të djathtë, ky i fundit ende në kërkim të një paraqitje që të bindë të gjithë opinionin kuqezi se ia vlen për të vazhduar aventurën në Milano. Por mungesa e Leaos, nga i cili varet një pjesë e madhe e manovrës sulmuese të Milanit, mund të rëndojë mjaft në ekuilibrin e përgjithshëm të ekipit.

sfidanti.al