Ronaldinho, ish-“ylli” i Barcelonës dhe Milanit, si dhe i kombëtares braziliane, po përjeton një fund negativ të vitit 2023. Në fakt, sipas asaj që u raportua në shtypin e Amerikës së Jugut, agjencia e të ardhurave e shtetit Rio Grande do Sul, urdhëroi sekuestrimin e dy prej pronave të tij të paluajtshme në Brazil, vendndodhja e të cilave nuk u bë e ditur. Në bazë të këtij vendimi të autoriteteve, Dinho nuk ka shlyer borxhet përmes llogarive të tij bankare, të cilat rezultuan të zbrazëta. Megjithatë, ky është vetëm i fundit nga problemet personale të përjetuara pas tërheqjes së ish-numrit 10 të Barçës. Në tetor 2018, pasaporta e tij u konfiskua nga autoritetet braziliane në përpjekje për të rikuperuar paratë e kërkuara për shkak të gjobës për ndërtimin e paligjshëm të një strukture, ndërsa muajin pasardhës iu sekuestruan makina luksoze dhe vepra arti për të shlyer borxhet. Më mars 2020 ai kaloi një muaj së bashku me vëllanë e tij, Roberto de Assis, në një burg në Paraguaj, pasi kishte hyrë në vend me një pasaportë false.
sfidanti.al