Leao humbet Portugalinë

Rafael Leao humbet Portugalinë. Roberto Martinez ka vendosur të mos ftojë yllin e Milan në prag të dy testeve miqësore kundër SHBA-së dhe Meksikës, kjo pasi sulmuesi pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore ditën e premte. Leao nuk ishte i pranishëm ndaj Torinos, ndërsa trajneri Allegri konfirmoi se Leao nuk është në gjendje për të luajtur.

Me sa duket, trajneri Martinez i besoi deklaratës së Allegri-t duke lënë në Milano sulmuesin e “djallit”. Leao do të shfrytëzojë në maksimum këtë pauzë për të qenë në kushte perfekte për takimin kundër Napolit më 6 prill, një ndeshje që pritet të vendos shumë në garën për titullin dhe objektivin Champions.

sfidanti.al