Futbolli në zi! U rrëzua në fushë gjatë ndeshjes, vdes futbollisti 18-vjeçar

Futbollisti i talentuar i ekipit Milionerët, Santiago Castrillon, ndërroi jetë pas një rrëzimi të rëndë gjatë një ndeshjeje në Kampionatin Kombëtar U20 të Kolumbisë të shtunën e kaluar, më 21 mars 2026.

Castrillon u dërgua menjëherë me ambulancë në një spital të specializuar në pjesën veriore të qytetit, ku u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv nën mbikëqyrjen e mjekëve të kardiologjisë. Megjithatë, përpjekjet e stafit mjekësor për ta shpëtuar nuk rezultuan të suksesshme, dhe ai ndërroi jetë këtë të diel, i rrethuar nga familja, shokët e skuadrës dhe miqtë e tij.

sfidanti.al