Lazio, Hysaj përfiton nga kriza e dëmtimeve

Për shkak të një rregulli të Federatës Italiane, ekipet e Serisë A mund të shtojnë në lista edhe lojtarët e përjashtuar gjatë periudhës së merkatos. Një lajm i mirë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, që këtë sezon ka luajtur vetëm në kupën e Italisë (1 ndeshje), pasi nuk është regjistruar as për kampionatin dhe as për kupat e Europës nga Lazio. Bardhekaltërit kanë mungesa në formacion në prag të derbit të nesërm kundër Romës dhe ka qenë vetë trajneri Baroni, që ka pranuar se Hysaj do të grumbullohet për derbin kundër Romës. “A do ketë ndryshime në listë të dielën? Po. Me siguri do të jenë Hysaj dhe Basic që luajtën edhe në Kupë dhe punojnë me ne, duke na dhënë një ndihmë të madhe. Do të shfrytëzojmë këtë rregull, që të bëjmë këto ndryshime”, ka thënë Baroni.

sfidanti.al