Lavdërime për Mbapenë nga Deshampi dhe mediat franceze!

Ishte më i miri në fushë dhe jo më kot shënoi dy gola e shërbeu një asist. Kilian Mbape u tregua kapiten i vërtetë në sfidën Francë-Holandë në Euro 2024 që përfundoi 4-0 dhe mori lavdërimet e merituara. “Një kapiten me fat”, është titulli i “L’Ekipit”, që mund të interpretohet edhe “një kapiten që sjell fat”. Suksesi ndaj Holandës u quajt i mrekullueshëm. Trajneri Didie Deshamp natyrshëm që ishte shumë i lumtur, ndërsa hodhi poshtë se pati çarje tek Franca për rolin e kapitenit.

“Një ndeshje e plotë nga ana jonë, – tha ai – Një fitore e merituar. Mbape ishte i shkëlqyer, dhe shiriti i kapitenit nuk do ta ndryshojë atë. Ai është shumë i rëndësishëm për lojën tonë, ai kënaqet në fushë, ai po bën maksimumin. Kiliani ka luajtur edhe më parë ndeshje të tilla, pavarësisht se nuk ka qenë kapiten. Ashtu si gjithë lojtarët e tjerë, ai ka dëshirë të fitojë. Nuk ka pasur probleme për shiritin tek ne”.

Sfidanti.al