Lajme të mira vijnë nga infermieria për Partizanin, në prag të derbit kundër Tiranës, që do të luhet të premten në orën 19:00 në “Air Albania”. Sulmuesi Xhuliano Skuka, që ka munguar në ndeshjet e fundit të “të kuqve” për shkak dëmtimi, është stërvitur me skuadrën ditën e sotme. 27-vjeçari ka kryer normalisht seancën stërvitore me ekipin dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër rivalëve bardheblu.
sfidanti.al