Kur i beson një trajneri edhe pse rezultatet vonojnë të vijnë, frytet janë të garantuara dhe këtë e vërteton rasti i Vllaznisë që sezonin e nisi me Memellin por po e vazhdon në rrugën e duhur me Qatip Osmanin. Skuadra shkodrane fiton edhe në kryeqytet kundër Dinamos duke i rrëmbyer Partizanit vendin e dytë në klasifikim dhe me një siguri të madhe pothuajse matematikore për arritjen e objektivit fillestar që është një nga katër vendet e para të Superiores. Shënoi Alivod NË Durrës kundër ekipit të drejtuar nga Dritan Mehmeti ndërsa prej më shumë se një fazë skuadra kuqeblu nuk e provon shijen e humbjes duke treguar se është rikthyer në nivelet e erës “Brdaric” i cili “flirtoi” me titullin vetëm për çështje golavarazhi. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, 6 më pak se Egnatia e vendit të parë. Dinamo mbetet në vendin e pestë, 35 pikë, në kuotë të njëjtë me Tiranën e vendit të katërt.
sfidanti.al