Kush do De Zerbin duhet të paguajë klauzolën

Barcelona, ​​Chelsea, Liverpool dhe Manchester United janë ndoshta vetëm disa nga klubet që kanë në palnet e tyre për të ardhmen Roberto De Zerbin, ish-trajneri i Sassuolos,  aktualisht në krye të Brighton. Por trajneri italian, nuk mund të jetë i arritshëm lehtë për çdo klub që synon ta afrojë atë verën e ardhshme. Arsyeja gjendet në dëshirën e fortë të drejtuesve të Brighton për të mos e lënë të largohet. Për ta arritur këtë, duke dekurajuar njëkohësisht çdo sulm ndaj trajnerit, klubi anglez do të synon një kompensim të barabartë me 12 milionë paund (pak më shumë se 14 milionë euro) për t’i thënë lamtumirë trajnerit të lindur në 1979. De Zerbi gjatë aventurës së tij te Brighton ka drejtuar 76 ndeshje deri më tani, me një bilanc prej 35 fitoresh, 17 barazime dhe 24 humbje. Më parë në karrierën e tij, ai ka punuar edhe me Shaktar Donetsk, Sassuolo, Benevento, Palermo dhe Foggia.

sfidanti.al