I dënuar në Itali, Robinho drejt arrestimit në Brazil

Dyert e burgut mund të hapen së shpejti për Robinhon. Siç është zbuluar javët e fundit, sistemi i drejtësisë braziliane duket i prirur të miratojë dënimin e Gjykatës së Kasacionit në Itali, e cila në vitin 2022 e kishte dënuar përfundimisht me 9 vjet burg për dhunë seksuale në grup. Më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil do të mblidhet për të diskutuar dhe, sipas mediave vendase, do të jepet drita jeshile për miratimin, si dhe për arrestimin e ish-lojtarit të Milanit.

PËR ÇFARË U DËNUA ROBINHO?

Robinho u dënua me 9 vjet burg në shkallë të parë në vitin 2017 nga Gjykata e Milanos për dhunë seksuale në grup ndaj një vajze 23-vjeçare, ngjarja ndodhi në një klub nate në kryeqytetin e Lombardisë më 22 janar 2013, kur braziliani lunate për Milanin. Dënimi u konfirmua në Apel dhe në Gjykatën e Kasacionit, por ish-futbollisti ka qëndruar gjithmonë i lirë në Brazil, vend i cili për shkak të praktikës diplomatike nuk jep ekstradim.

sfidanti.al