Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në gjysmëfinale të Play-off-it të Botërorit 2026. Ky ishte verdikti i shortit që sapo është hedhur në Zyrih. Në rast kualifikimi, Kombëtarja shqiptare do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Edhe në këtë rast Shqipëria do ta luante ndeshjen jashtë fushe. Kualifikimi për në finalet vendoset nga një ndeshje teke, që do të zhvillohet më 26 mars. Në shortin e sotëm merrnin pjesë 16 skuadra nga Europa, por vetëm 4 prej tyre mund të shkojnë në Botërorin e Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-ve. Kuqezinjtë bënin pjesë në vazon e tretë në short, ndërsa kundërshtari i saj doli nga vazoja e tretë, ku bënin pjesë edhe Polonia, Uellsi, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Çiftet e Play-off-it të Europës (UEFA)
Gjysmëfinalet:
A Itali – Irlandë e Veriut Uells – Bosnjë Hercegovinë
B Ukrainë – Suedi Poloni- Shqipëri
C Turqi – Rumani Sllovaki – Kosovë
D Danimarkë – Maqedoni e Veriut Çekia – Republika e Irlandës
Çiftet e Play-off-it (Amerika e Veriut, e Jugut, Azi dhe Afrikë)
Gjysmëfinale
Kaledonia e Re – Xhamajkë
Bolivi – Surinami
Finale
Kaledonia e Re/Xhamajkë – Kongo
Bolivi/Surinami – Irak
sfidanti.al

