Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur për gjendjen e skuadrës para miqësores me Gjibraltarin dhe ndeshjes vendimtare të kualifikuesve ndaj Letonisë. Ai theksoi rëndësinë e unitetit në grup, analizën e gabimeve në mbrojtje dhe dëshirën e madhe për të dhënë kontributin e tij në fushë.
Në lidhje me largimin e Adrian Bajramit, Kumbulla u shpreh se ekipi është i përqendruar vetëm tek lojtarët që janë aktualisht në grumbullim. Ai shtoi se skuadra ka punuar për të korrigjuar dobësitë në fazën mbrojtëse, ndërsa për vendin e titullarit la gjithçka në dorë të trajnerit Sylvinho, duke nënvizuar se qëllimi i tij është gjithmonë të japë maksimumin për Shqipërinë.
Si po përjetohet largimi i Bajramit?
Ekipi është mirë, gjithsecili bën zgjedhjen e tij, ne mendojmë për grupin që jemi këtu. Nuk mendojmë për lojtarë që kanë bërë zgjidhje të tjera.
Janë korrigjuar gabimet në mbrojtje që kemi parë në dy ndeshjet e fundit?
Sigurisht kemi analizuar gabimet nëpërmjet videove. ,Me Serbinë nuk kemi pësuar gol. Kemi pasur kohë për t’u përmirësuar. Kemi përpara ndeshjen me Letoninë dhe për atë po mendojmë.
Kombëtarja ka mungesa, e shihni si mundësi për të marrë vendin e titullarit?
Unë mendoj për Shqipërinë, kamë shumë dëshirë të luaj për kombëtaren. Jam në dispozicion të trajnerit, të shohim se çfarë do të vendosë Sylvinho.
sfidanti.al