Kriza e virusit? Ronaldo, mbi 2 milionë në 3 muaj vetëm nga Instagrami

Klubet e vegjël, madje edhe në vendet e mëdha, janë në rrezik falimentimi, dhe shumë lojtarë duhet të mendojnë të bëjnë ndonjë punë tjetër, ndërsa për yjet që “fluturojnë mbi re” fjala krizë nuk njihet. Të paktën, jo në kuptimin siç e kuptojmë ne. Këta yje, ku përfshihet “ajka” e futbollit kanë bërë milionë euro në vetëm 3 muaj të pandemisë, dhe kjo nëpërmjet një aktiviteti që nuk u ndërpre, nga postimet në rrjetet sociale.

Kristiano Ronaldo ka fituar nga Instagrami rreth 2.2 milionë euro në periudhën nga 12 marsi deri në 14 maj. Ai ka rreth 219 milionë ndjekës dhe merr gati 550 000 euro për çdo postim. Pas tij vjen Lionel Mesi me rreth 1.5 milionë euro në këta 3 muaj, duke pasur 151 milionë ndjekës e duke fituar gati 400 000 euro për çdo postim. Nejmari e ndjek nga prapa me rreth 1.4 milionë euro nga 138 milionë ndjekësit e tij. Pas tyre vijnë yje të dikurshëm si Shakill O’Nill i NBA-së apo Dejvid Bekam.

Sfidanti.al