Kosovë, Drita e qetë drejt titullit

Skuadra e Dritës vazhdon të marshojë e qetë drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës. Fitorja e radhës tashmë ka shtuar diferencën me ndjekësit më të afërt, duke i dhënë siguri për javët e mbetura të këtij kampionati. Në ndeshjen e sotme, Drita përballej me Suharekën, një skuadër e cila ka shfaqur shumë ambicie. Por dy ish të Superiores si Besnik Krasniqi dhe Rron Broja shënuan në secilën pjesë të ndeshjes dhe i dhanë suksesin 2-0 Dritës, e cila u ngjit në kuotën e 47 pikëve pas 21 javësh, 10 më shumë se Ballkani ndjekës. Ndërkohë, Malisheva e vendit të tretë humbi përsëri pikë, teksa u ndal në barazimin pa gola nga Llapi i vendit të parafundit në renditje.

sfidanti.al