Përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar përgatitjet për finalen e madhe të Play Off-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë, që zhvillohet të martën.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe dëborës, “Dardanët” kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë në stërvitjen e radhës.
Atmosfera në ekipin kosovar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
sfidanti.al

