Barça kundër FIFA-s, shakak bëhet dëmtimi Raphinha-s

Miqësoret e kombëtareve në fazën më të rëndësishme të sezonit për klubet kanë qenë një problem i madh pasi shpesh lojtarët janë kthyer të dëmtuar.

Ky është edhe rasti i Barcelonës, e cila në orët e fundit është indinjuar me FIFA-n pasi kjo e fundit po lejon kombëtaret që të luajnë miqësore luksi në shpërblim të shumave të mëdha monetare.

Brazili luajti me Francën në “Gillette Stadium” në Massachusetts dhe ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak Barçës, e cila do të kthejë në problem këtë çështje. Klubi spanjoll është i mendimit se lojtarët i përkasin klubeve dhe se kombëtaret nuk mund të orgamizojnë ndeshje luksi duke detyruar lojtarët që të bëjnë kilometra të tëra pasi në “lojë” janë shifra të konsiderueshme parashë. Sulmuesi i Barçës u dëmtua në kofshë dhe pritet të mos jetë prezent në pesë takime të La Liga-s dhe dy të Champions League.

sfidanti.al