Kosova ngjitet në Ligën B

Kosova ka arritur objektivin e saj në Ligën e Kombeve, teksa ka mundur Islandën në ndeshjen play-off dhe është ngjitur në Ligën B. Një sukses që ka ardhur falë aftësive të Vedat Muriqit, i papërmbajtshëm në ndeshjen e djeshme. Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, Kosova duhej të administronte rezultatin, por pësoi gol pas vetëm 2 minutash lojë. Për të zgjidhur gjithçka mendoi Muriqi, i cili nuk kontrollohej dot nga mbrojtësit kundërshtarë. Ai shënoi tre gola për “Dardanët” si dhe solli daljen me karton të kuq të Gunarson, duke qenë protagonisti absolut i kualifikimit të Kosovës për në Ligën B në edicionin e ardhshëm.

sfidanti.al