Fisnik Asllani është lojtar i ri i përfaqësueses së Kosovës. Ka qenë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka prezantuar Asllanin gjatë ceremonisë “Laureatët 2023”. Asllani është 21-vjeçar dhe po luan për Austria Vjenën. Ai është i huazuar nga Hofenheimi, që disponon edhe kartonin e shqiptarit të Kosovës. Me fanellën e Austrisë së Vienës, Asllani në 11 ndeshje ka arritur të shënojë 3 gola. Lojtari 21-vjeçar më herët ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, si dhe të Gjermanisë, por duket se tashmë përfundimisht ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
sfidanti.al