Ekipi kroat i ndërpret kontratën sulmuesit shqiptar Florian Kamberi

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi, po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij. 28-vjeçari këtë sezon iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat, por aventura e tij tek ky ekip zgjati vetëm 5 ndeshje. Së fundmi bëhet me dije se Kamberit i është shkëputur kontrata dhe tashmë ka dalë si lojtar i lirë. Në 5 sezonet e fundit futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka ndërruar 8 skuadra dhe në total ka mundur të shënojë vetëm 9 gola. Aventura me të vërtet zhgënjyese.  Edhe pse u shpresua shumë se Kamberi do të kishte një karrierë të suksesshme, ajo ka ardhur në rënie të lirë nga sezoni në sezon.

sfidanti.al