Konyaspor, “froni” i takon Cikalleshit

Konyaspor dërgoi 31 gola në rrjetat rivale në 30 ndeshje të luajtura në Superligë. Bardhezinjtë morën kontribute për gola nga 11 lojtarë të ndryshëm në kampionat, ku më së shumti shënoi Cikalleshi. Sulmuesi kuqezi ka shënuar deri tani 11 gola dhe ka asistuar në 5 raste. Cikalleshi u pasua nga Louka Prip me 5 gola dhe Guilherme Sitya me 3 gola. Sulmuesi 33-vjeçar ka rezultuar më produktivi për trajnerin Fahrudin Omerovic, pavarësisht se në një moment mbeti dhe jashtë skuadrës për arsye që nuk kanë të bëjnë me paraqitjen në fushën e lojës.

sfidanti.al