Kompany: Ndaj Interit sfidë fantastike dhe…e vështirë

Bayern do të përballet me Interin, në fazën tjetër të Champions League. Trajneri i bavarezëve, Vicent kompany është shprehur se sfida ndaj zikaltërve do të jetë fantastike dhe mjaft e vështirë, njëkohësisht.

“Do të jetë një sfidë fantastike. Detyra jonë si trajnerë është gjithmonë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe gjatë pushimit ndërkombëtar do të shohim se çfarë na ofron kundërshtari. Jemi në këtë kompeticion sepse duam të luajmë kundër më të mirëve dhe të presim që të zbresim në fushë”.

sfidanti.al