Isko me gjashtë “jetë”, De La Fuente mund ta grumbullojë

Nëse të premten Luis De La Fuente do të listojë edhe emrin e Iskos mes të grumbullluarve të Spanjës për çerekfinalet e Nations League kundër Holandës atëherë komisari teknik aktual do të jetë i gjashti që i beson lojtarit të Betisit. Isko ka bashkëpunuar me Del Bosken, Hierron, Lopetegin, Luis Enriken, Robert Moreno dhe tani De La Fuente.

Spanja do të luajë më 20 mars në Roterdam dhe tre ditë më vonë në Mestaja ndeshjet me “Tulipanët” për një vend në gjysëmfinalet e Ligës së Kombeve, të cilat do të mbahen në Gjemrani (Mynih dhe Shtutgart) ose Itali (Torino).

Sa i përket takimit të parë Spanja duhet të bëjë kujdes pasi Morata, Lamine Jamal, Dani Olmo, Raja, Ferran, Zheremi, Le Normand, Ajoze dhe Brajan Zaragoza janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit.

sfidanti.al