Dy ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF u mblodh plr tl diskutuar disa ndryshime jo pak të rëndësishme. Ja cilat janë:
“Komiteti Ekzekutiv ndërkohë vendosi për ndryshimin e skemës për kampionatin “Kategoria e Tretë”, që sezonin 2023-2024 do të zhvillohet në dy grupe. Një tjetër temë diskutimi ishte skema e kampionatit Abissnet Superiore për vajzat dhe më konkretisht si do të funksionojë faza Final Four e këtij kompeticione. Gjithashtu, u bë një propozim për një investim shtesë në qendrën e fizioterapisë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në këtë komunikatë duket qartë imponimi që u bëhet disa kategorive, ku ndryshimet kanë marrë rrugë pa miratimin e aktorëve të fushës që në këtë rast janë femrat dhe Kategoria e Tretë. Situatë identike me vendimmarrjet e së shkuarës me “dorën në allci” nga Komiteti që nuk ka asnjë lidhje me ata që luajnë e sakrifikojnë në terren. Qëllimi që në këtë rast është reformimi, sipas FSHF e justifikon cdo mjet.
sfidanti.al