Robert Lewandowski bën një deklaratë të fortë në prag të transfertës së Polonisë drejt Shqipërisë. Shtatlarti i sulmit të Barcelonë flet për mediat vendase ku akuzon një pjesë të madhe të stafit dhe skuadrës.
“Për mendimin tim, problemi me stafin është se nuk kanë personalitet. Nuk bëhet fjalë për aftësi thjesht futbollistike, ka të bëjë me personalitete në fushë që do ta zgjojnë ekipin në momente të caktuara dhe do të ndërhyjnë që të mos ketë probleme më vonë. Nuk dua që anëtarët e stafit të fshihen. Unë dua që ata të marrin përgjegjësi. Nëse dikush më afrohej në kampin stërvitor dhe më pyeste për diçka, nuk ndodhte që t’i përgjigjesha dikujt: “Nuk kam kohë” ose “nesër”. Ka pasur raste që lojtarët më afrohen, por më bën të pyes veten pse nuk e bëjnë tani”.
Në vijim ai e drejton gishtin e akzuzës edhe ndaj shokëve të ekipit:
“E gjeta veten në një moshë ku nuk mund të mendoj për çdo lojtar dhe pothuajse si një fëmijë i vogël, t’i ndërroj pelenat kur të ketë mbaruar. Përgjegjësia duhet të mbetet tek lojtarët e tjerë. Jo vetëm për mua”.