Në prezantimin e parë si trajner i Italisë, trajneri Luciano Spalletti që pason në këtë detyrë Roberto Mancinin, komenton të tashmen dhe projektet që ka për të ardhmen.
“Të jesh këtu është një emocion i papërshkrueshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Faleminderit Federatës dhe Presidentit Gravina që më dha këtë punë. Kam kaluar shumë kohë në Coverciano, por të jesh këtu si trajner i kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe një ëndërr. Shpresoj të ringjall atë ëndërr për të mbajtur me krenari flamurin italian për të festuar të gjithë për kombëtaren.
Do të luajmë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye na duhet thellësi dhe përvojë ndërkombëtare. Nuk dua të kem shumë lojtarë, sepse atëherë do të pendohen që të dërgoj dikë në tribunë. Tani për tani është thelbësore të shihet koha e aktivizimit. Nuk i kam thirrur Verrattin dhe Jorginhon, sepse është e paimagjinueshme t’i thërras ata, pasi nuk kanë luajtur kurrë. Nuk ka rëndësi emri, por sjellja dhe çfarë ndodh.
Nuk mjafton vetëm një lider, sepse ka kombëtare shumë të forta dhe lojtarë të rëndësishëm. Do të ketë lojtarë me më shumë eksperiencë dhe më pak të ndrojtur, sepse kjo është një vështirësi karakteri që lojtarët e sjellin ndonjëherë në fushë. Përgjegjësia ndonjëherë ju shtyp, por është e nevojshme të jesh njeri i fortë”.