Cikalleshin nuk e ndal askush në Turqi, kavajasi shënon golin e tretë

Polonia është e paralajmëruar, Cikalleshi shënon një gol tjetër në Turqi. I rikthyer këtë sezon te skuadra që zotëron kartonin e tij, kavajasi po gjen hapësira të mëdha në skuadrën ku aktivizohet edhe Endri Çekiçi dhe po ia shpërblen besimin trajnerit. Realizimi i sotëm në transfertën e Istambul Basaksehir është një sinjal i rëndësishëm për trajnerin Sylvinho që ka nevojë për golat e kavajasit në transfertën e Pragës dhe tre ditë më pas në Tiranë kundër Polonisë. Shqipëria luan të gjitha shpresat në grupin E ku ndodhet edhe Moldavia e Ishujt Faroe.